E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrat e Rilindjes manipulim kolosal votash
Publik News

Ministrat e Rilindjes manipulim kolosal votash

Emisioni “Opinion” ka bërë një pyetje në faqen online se cili është ministri më i njohur i qeverisë, por shifrat kanë qenë të paparashikueshme.

112

Nga totali prej 348,712 votave, rezultojnë se 307,864 janë vota të manipuluara. Votat reale në total janë 40.848 vota.

Duke reaguar për këtë fakt, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se ministrast e Rilindjes manipulojnë në mënyrë kolosale votat, ku mbi 300 mije janë “fake”.

Reagimi i Vasilit: “Ministrat e Rilindjes manipulim kolosal votash! Edi Rama te emërohet Drejtor i Pergjithshem i Shkolles se Hajduteve! Keta ministrat e paturp te Edi Rames manipulojnë e vjedhin vota me qindra mijëra. Shikoni votimet ne emisionin Opinion. Mbi 300 mije vota te genjeshtra FAKE”.

Si mund të manipulohen votat në një sistem online?

“Çdo kompjuter ka një IP, ka një numër identifikimi i cili është si shasia e një makine. Votat reale janë IP të regjistruara në një kompjuter real. Votat e manipuluara janë IP që nuk janë reale. Ato quhen “Proxy” janë numra të cilat mund ti marrësh dhe mund ti identifikosh në një kompjuter. Mund të marrësh 100 mijë IP identifikuese vetëm në një kompjuter të cilat blihen në sisteme në palë të treta. Sa më i zoti të jetë manipuluesi aq më i shtrenjtë është Proxy. Një ip Proxy mund të jetë një kompjuter në SHBA, ishujt Fuji, Hawai etj”, tha eksperti i IT, Gentian Progni.

86281119_2286953251604494_3712933638946422784_o

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.