Ministrat nuk do te menaxhojnë asnjë tender
SURPRIZA QË SERVIR EDI RAMA NË SHTATOR

Ministrat nuk do te menaxhojnë asnjë tender, ja surpriza që servir Edi Rama në mandatin e ri
Qeveria e re e Edi Ramës do të ketë një strukturë të re, një strukturë, që do të lërë gjithë ministrat e kabinetit qeveritar “me gisht në gojë”, siç thotë fjala e urtë popullore.
Bëhet fjalë për Drejtorinë e Përgjithshme të Prokurimeve Publike, një strukturë e panjohur më parë në qeverisje, që do të mbledhë gjithë procedurat e tenderave të çdo institucioni që menaxhon para publike, në duart e një njeriu të vetëm, organ që do të ketë zyrën në selinë e kryeministrisë, dhe do të jetë në varësinë e kryeministrit.
Struktura e re e Prokurimeve Publike do të varet nga sekretari Ii përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi.
Përfundimisht, ministritë do të bëjnë planet e tyre vjetore për nevojat që kanë, por tenderat, nuk do të realizohen në asnjë prej këtyre dikastereve.
Por, asnjë nga ministrat, apo stafet përkatëse, nuk do të menaxhojë asnjë tender. Të gjitha do të bëhen në drejtorinë e Prokurimeve Publike në varësi të kryeministrit.
Një grua, dikur pjesë e kabinetit të ish-kryetarit të bashkisë Edi Rama dhe sot në stafin e tij në qeveri. Kjo grua do të bëjë “zap” tenderat e gjithë buxhetit të shtetit.
S’ka më nevojë për ndërhyrje dhe miq, as për komisione e përqindje, as për të gjetur njerëz apo për të paguar ministra…Tani, ka një mënyrë më të ndërlikuar për të përfituar tenderat e radhës, pa meritë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



