MINISTRI AHMETAJ : Të deklarohet një inxhinier me pagë minimale në bizneset e mëdha …
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi sot se nga viti i ardhshëm biznesi i madh nuk do të lejohet të abuzohet me deklarimet e kontributeve të punonjësve të tyre.
Gjatë fjalës së tij në konferencën “Politikat në mjedisin e punës”, Ahmetaj tha se për këtë çështje do të zhvillojë një takim të posaçëm me kryeministrin Rama dhe për të nisur një aksion anti-informaliteti.
“Do zhvillojmë së shpejti bashkë me kryeministrin dhe biznesin e madh që të korrektojnë dhe të nxjerrin në dritë bilancet e tyre e për të patur dinjitet në pagesën e deklarimit të kontributeve ndaj shtetit. Në 2018-ën nuk do të lejohet më kjo gjë, ndaj bëj thirrje kolektive për të ndryshuar taktikë. Nuk mund të deklarohet një inxhinier me pagë minimale”, u shpreh ministri Ahmetaj, ndër të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



