E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri  Balla :Policia e Shtetit është vigjilente për parandalimin e ngjarjeve kriminale
Lajme

Ministri Balla :Policia e Shtetit është vigjilente për parandalimin e ngjarjeve kriminale

Pas operacionit në Vaun e Dejës ku u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale, ministri i Brendshëm, Taulant Balla shkruan se policia po merr masa për të parandaluar ngjarje të tilla.

Reagimi:

Policia e Shtetit është vigjilente për parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e njëpasnjëshme të rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe psikotrope, në afërsi të shkollave, në mjedise argëtimi të frekuentuara nga të rinjtë dhe në komunitete.

Tre armë zjarri, municion luftarak, sasi kokaine dhe kanabisi janë sekuestruar në Vaun e Dejës, Librazhd dhe Lezhë. Pesë shtetas janë arrestuar/proceduar penalisht.

Sigurimi i informacionit policor, domosdoshmëri në parandalimin e ngjarjeve kriminale. Përgëzoj Drejtorinë e Policisë Shkodër, e cila falë sigurimit të informaconit në kohë, parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale.

Megaoperacioni “Tempulli”, goditjet e rasteve të armëmbajtjes pa leje, zbatimi me vendosmëri i Paketës së Sigurisë në shkolla, lufta pa kompromis ndaj çdo veprimtarie kriminale, do ta bëjnë më të sigurtë këtë vend, për qytetarët, vizitorët dhe turistët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.