E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Balla reagon për situatën me reshje në vend : Shoferët të qarkullojnë me kujdes, lagështira është burim aksidenti
Lajme

Ministri Balla reagon për situatën me reshje në vend : Shoferët të qarkullojnë me kujdes, lagështira është burim aksidenti

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në akset rrugore në vend pas reshjeve të shiut dhe dëborës.

Balla u shpreh se Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.

Ai shtoi se shoferët duhet të qarkullojnë me kujdes dhe të ulin shpejtësinë pasi lagështira në rrugë është burim për përfshirje në ngjarje rrugore.

Reagimi i plotë:

Ndërsa reshjet e dëborës dhe të shiut vijojnë Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.

Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë, jo vetëm në akset ku ka reshje dëbore por edhe në akset e tjera rrugore, pasi lagështira në rrugë është burim për përfshirje në ngjarje rrugore.

Ndiqni udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjra. Për çdo nevojë, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe do të keni menjëherë ndihmën e shërbimeve të Policisë së Shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.