Ministri Balla takon inspektorin e Lartë të Drejtësisë: Ndëshkim çdo magjistrati që shkel ligjin
Sot, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Gjatë këtij takimi, ministri Balla shprehu shqetësimin e tij në lidhje me disa vendimarrje të magjistratëve në rastet e hetimit dhe gjykimin e veprave penale kundër mjedisit, veçanërisht theksuar procedurat në rastet e zjarrvënësve.
Taulant Balla gjithashtu shprehu shqetësimin e tij lidhur me raste të ndëshkimeve të ulëta në rastet e armë-mbajtjes pa leje. Në këtë kontekst, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Z. Artur Metani, u angazhua për të verifikuar me maksimalisht seriozitet rastet e tilla dhe trajtimin e tyre me prioritet të lartë. Ai dha garanci se çdo magjistrat që shkel ligjin do të ndëshkohet, duke u përmbajtur parimeve dhe rregullave të legjislacionit aktual dhe duke kryer çdo proces në përputhje e respekt për rolin dhe pavarësinë e tyre.
Në bashkëbisedim, të dy zyrtarët ndanë vullnetin e tyre për të rritur bashkëpunimin midis dy institucioneve që drejtojnë. Ata theksuan rëndësinë e shkëmbimit të informacioneve dhe të dhënave në mënyrë zyrtare, veçanërisht në lidhje me sjelljen dhe vendimmarrjen konkrete të magjistratëve, që mund të përbëjnë shkelje disiplinore dhe duhet të trajtohen nga ana e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ky takim vuri në dukje angazhimin e tyre të përbashkët për përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe zbatimin e ligjit me integritet dhe pavarësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



