Ministri ÇUÇI reagon pas dhunës brutale të fisit Rraja në Krujë: Po punojmë për kapjen e tre personave
Ministri Çuçi ka reaguar pas dhunës brutale të ushtruar nga fisi Rraja ndaj dy personave ditën e djeshme në Krujë.

Ai u shpreh se askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Ministri shton se 4 persona janë arrestuar dhe po punohet për kapjen e tre të tjerëve.
Më tej ai shton se çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë.
Reagimi i plotë
Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



