E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri grek: Erdogan, i çmendur
Lajme

Ministri grek: Erdogan, i çmendur

Në vazhdën e retorikave midis Athinës dhe Ankarasë kanë hyrë edhe deklaratat e fundit të ministrit grek të Mbrojtjes.

Para gazetareve që mbulojnë zhvillimet në Parlament, Panos Kammenos ka thënë se arrestimi i dy ushtarakëve grekë pak metra brenda kufirit turk 35 ditë më parë ishte i planifikuar nga Ankaraja për t’u përdorur me pas politikisht dhe ka theksuar se në një vend ku drejtësia funksionon me urdhër të sulltanit, paraburgimi i tyre mund të shkojë deri në 15 vjet.

I pyetur nese Athina ka ura komunikimi për këtë çështje me Ankaranë ai është përgjigjur: “Çfarë ura komunikimi? Këtu po flasim për Erdoganin që del e shan publikisht SHBA, Netanjahun. Po flasim për një njeri që është çmendur krejtësisht. Si të komunikosh me të?”

Ministri Kammenos, ka nënvizuar gjithashtu se Greqia është serioze ne pozicionimin e saj, por ne se shkelet sovraniteti territorial I saj do te përgjigjet ashtu sic duhet. Nuk do te biem pre e provokimeve për të luajtur një loje tensionesh”- ka thëne ai. Por orët e fundit pas shfaqjes dhe përshëndetjes së presidentit Erdogan në Shen Sofi me katër gishta, simbolin e “Vëllazërisë myslimane”, si dhe deklaratat e tij me rroba ushtarake duke kritikuar kreun e qeverise greke – edhe Athina ka rritur tonet.

Zyra e kryeministrit Tsipras në një deklaratë për shtyp ka theksuar se Greqia nuk është Turqi ku urdhrat tek drejtësia i jep një sulltan. Ndërkohë opozita greke ka kritikuar edhe kryeministrin Tsipras për mënyrën se si po e trajton krizën me Ankaranë, edhe ministrin e tij të Mbrojtjes për deklaratat e tij që i konsideron aspak politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.