E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Hoxha viziton Pikën Kufitare Kakavijë: Janë marrë masat
Flash

Ministri Hoxha viziton Pikën Kufitare Kakavijë: Janë marrë masat

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është ndalur ditën e sotme në Pikën Kufitare të Kakavijës ,ku ka zhvilluar një takim dy palësh me punonjës të doganës Shqiptare dhe asaj Greke.

Qëllimi i vizitës ishte mbarëvajtja e fluksit të udhëtarëve përgjatë këtij fundviti.

Në fjalën e tij ministri Hoxha, në pronocimin për mediat, zbuloi detajet e këtij takimi, i cili ishte pa praninë e kamerave.

Hoxha tha se kanë patur një bashkpunim të mirë dypalësh për të evituar radhët kilometrike që kanë qenë prezent pothuajse çdo vit në këtë pikë kufitare.

Ndryshe nga vitet e mëparshme situata është paraqitur më e qetë lidhur kjo edhe me statistikat që i janë ofruar nga kjo doganë.

Ndërkaq Hoxha është pyetur nga gazetarët lidhur me pagat e punonjësve të policisë, vonesës së tyre dhe shpërblimit për të cilat ai ka thënë se është në dijeni.

Në këtë takim ministri Hoxha ka qenë i shoqëruar edhe nga kreu i Policisë së Shtetit Ilir Proda.

“Sot bashkërisht me Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe Drejtorin e Departamentit të Policisë Kufitare vizituam Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.

Pata mundësinë të takoj edhe drejtuesit e Policisë Greke, me të cilët ndava disa shqetësime. Javën që kaloi kam pasur një bisedë me Ambasadoren greke mbi planin e masave për të përballuar fluksin e qytetarëve shqiptarë gjatë kalimit në pikat e kalimit kufitar Kakavijë dhe të tjera. Konstatoj që masat janë marrë për përballimin e këtij fluksi.

Bashkë me drejtuesin e policisë greke vizituam dhe Qendrën e Koordinimit, e cila është ngritur në zbatim të marrëveshjes ndërqeveritare, funksionon si e tillë, me forca të përbashkëta midis policisë shqiptare dhe policisë greke.

Gjej rastin të falënderoj edhe përfaqësuesit e FRONTEX-it. Aktualisht në bazë të marrëveshjes që kemi nënshkruar mes FRONTEX-it dhe qeverisë shqiptare për migracionin e paligjshëm, kemi pasur suksese në nivele shumë të mira. Migracioni i paligjshëm është ulur deri në masën 60% dhe vazhdojnë shërbimet.

Jemi këtu edhe njëherë për të qenë sa më pranë qytetarëve. Shfrytëzoj rastin për t’iu uruar qytetarëve shqiptarë “Gëzuar festat”! Të zbatojnë udhëzimet e Policisë së Shtetit gjatë kalimit në pikat e kalimit kufitar.

Po ashtu, edhe gazetarëve që ishin këtu sot me ne, për të bërë të mundur përcjelljen e lajmeve. Falë jush lajmi bëhet edhe më i vërtetë e dëshiroj dhe juve t’ju uroj festa të gëzuara!”, tha ndër të tjera ministri Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.