Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ligjerisht rikthehet ne postin e kolonelit
Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka fituar gjyqin ndaj Ministrise së Mbrojtjes, për t’u rikthyer në postin e kolonelit.
Dritan Demiraj tashmë ka fituar të drejtë për të qenë sërish pjesë e Forcave të Armatosura. Ai u shkarkua nga detyra në dhjetor të vitit 2014 nga ministrja Mimi Kodheli.
Më konkretisht, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë, vendosi të shfuqizojë urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të rikthejë Demirajn në detyrën e mëparshme ose në një detyrë të të njëjtit nivel, si dhe pagesën për të gjithë periudhën që ka qenë i liruar nga detyra.
Po ashtu, të gjitha shpenzimet gjyqësore i ngarkohen Ministrisë së Mbrojtjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



