Ministri i Brendshëm lëshon bombën: Nëse do ishte në dorën time, do e kisha shkarkuar Haki Çakon!
E diel, 25 Qershor 2017
Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka bërë një deklaratë të fortë këtë të dielë votimi në Shqipëri, duke deklaruar se po të ishte në dorën e tij, tashmë kreu i policisë së shtetit do të ishte shkarkuar prej kohësh.
“Nëse do të ishte në dorën time, unë do të kisha emëruar një drejtor të ri policie”, është shprehur Demiraj.
Deklarata e ministrit teknik të PD-së është bërë në një intervistë për Syri.net. Gjatë intervistës Demiraj ka treguar dhe disa detaje në lidhje me marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama, ku ministri është shprehur se nuk ka asnjë lloj komunikimi me të.
“Asnjë komunikim me Edi Ramën”, është shprehur Demiraj.
Demiraj gjithashtu ka folur në lidhje me situatën e kanabisit në Shqipëri, duke thënë se nëse kreu i Ministrisë së Brendshme nuk do të ishte i përfshirë në këtë situatë, atëherë askush nuk do të guxonte të mbillte kanabis, një akuzë kjo indirekte drejtuar ish ministrit Tahiri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



