E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Drejtësisë çon në SPAK zyrtaren e lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave
Lajme

Ministri i Drejtësisë çon në SPAK zyrtaren e lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kallëzuar në SPAK zyrtaren më të lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe disa zyrtarë të tjera të këtij institucioni.

Në një deklaratë për mediat, Manja u shpreh se kjo është goditja më e rëndësishme e Njësisë Antikorrupsion.

“Kjo është goditja më e rëndësishme deri tani e Njësisë Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.

Pas një hetimi të gjatë të kësaj njësie, zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave,  drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës.

Është radha e SPAKUT të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve”, tha Manja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.