E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Drejtësisë Manja: Ka një fatura financiare të humbjeve  në arbitrazh
Lajme

Ministri i Drejtësisë Manja: Ka një fatura financiare të humbjeve në arbitrazh

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një komunikim për mediat foli për çështjet e arbitrazhit. Ai tha se ka një fatura financiare edhe të humbjes, por edhe të fitimit, por nuk dha shifra.

Manja u shpreh se  informacion të detajuar e ka avokatura e shtetit. I pyetur nga gazetaret se ku po shqyrtohen çështjet në Shqipëri apo jashtë, ai u shpreh se kjo është në vullnetin e palëve, duke e zgjedhur vetë ku duan të trajtohet.

“Ne na duhet të kemi një klasë arbitrazhi, por  na duhet të kemi profesionistë të ri që do të përfshihen në këtë instrument ligjor. Kjo është ajo që do prezantohet sot”, tha Manja.

Pyetje: Çështjet e arbitrazhit që po shqyrtohen jashtë vendit?

Manja: Çështja e zgjedhjes së arbitrave dhe dhomave të arbitrazhit është çështje e palëve. Vendosin vetë se ku do ti zgjidhin. Nuk është një çështje e prere me thikë. Rast pas rastit është çështje e vullnetit të palëve

Pyetje: Ka një bilanc ?

Manja: Ka një faturë financiare, një kosto të gjyqeve që humben dhe fitohen. Por nuk është ky momenti. Nëse kërkohet ky informacion, avokatura e shtetit ka informacionin plotë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.