E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i drejtësisë  Ulsi Manja asnjë masë për noteren Anila Haxhiu
Flash

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja asnjë masë për noteren Anila Haxhiu

Pak ditë më parë mbajti peng gazetaren e emisionit STOP” dhe kameramani u rrah nga bashkëshorti o saj. Por noterja Anila Haxhiu që ushtron aktivitet në Fier, e njohur edhe si noterja e dajakur pasi fut klientët në zyrë dhe i rreh me shkelma dhe grushte, i ka vjedhur niptin e biznesit fermerit Pelivan Metushi, i cili merret me rritje viçash në një fshat të Fierit.

Siç edhe e konfirmon ky dokument, noterja Anila Haxhiu operon me niptin K73527404A. Por, ky nipt i përket fermerit Pelivan Metushi.

I kontaktuar për të noterizuar një dokument, Metushi tha se po milte lopën.

E pyetur nga gazetarët për këtë falsifikim, noterja Anila Haxhiu, mbylli me dhunë gazetaren Odeta Gjevorin në zyrën e saj noteriale.

Haxhiu thirri edhe burrin në ndihmë, i cili dhunoi kameramanin e emisionit Stop.

Skandali konsiston në faktin se ende nuk kemi asnjë reagim nga strukturat ligjzbatiese, duke i lënë kohë Anila Haxhiut që të zhdukë provat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.