Ministri i Jashtëm i Ukrainës thirrje ndërkombëtarëve: Duhet të ndërhyni menjëherë, lufta barbare të ndalet
Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë dhe t’u vijë në ndihmë rreth 400,000 njerëzve aktualisht të rrethuar nga forcat ruse në juglindje të Mariupolit.
Dmytro Kuleba akuzoi Rusinë se mban peng qytetarët në qytetin port dhe i bëri thirrje Perëndimit të detyrojë “Rusinë të ndalojë luftën e saj barbare kundër civilëve dhe foshnjave”.
“Rusia vazhdon të mbajë peng mbi 400,000 njerëz në Mariupol, bllokon ndihmën humanitare dhe evakuimin”, shkroi Kuleba.
“Vazhdojnë bombardimet pa dallim. Pothuajse 3,000 foshnjave të porsalindura u mungojnë ilaçet dhe ushqimi. Unë i bëj thirrje botës të veprojë,” shtoi ai.
Ndërhyrja e Kuleba vjen pasi deputeti Dmytro Gurin i tha BBC-së se qytetit i kanë mbetur vetëm tre deri në pesë ditë ushqim dhe se autoritetet janë detyruar të varrosin 33 persona të vrarë nga bombardimet ruse në një varr masiv.
Temperaturat në Ukrainë pritet të arrijnë në minus 20 gradë, ndikim të madh tek forcat ushtarake ruse
As kushtet atmosferike nuk janë në favor të Vladimir Putinit në pushtimin e Ukrainës.
“Thetimes” shkruan se temperaturat që pritet të arrijnë në minus 20 gradë Celsius në ditët në vijim do të ndikojnë shumë sidomos në kolonën e bllokuar të pushtuesve rusë pranë Kievit.
Analistët besojnë se i ftohti i acartë pritet të detyrojë trupat ushtarake ruse të braktisin kolonat e makinave ushtarake. Kjo mund ta bënte më të vështirë pushtimin për rusët, veçanërisht ata që kanë ngecur pa avancuar në një kolonë automjetesh ushtarake të bllokuara në veri të kryeqytetit ukrainas.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



