E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Mbrojtjes flet për vatra të çuditshme: Kush i ndezi zjarret?
Publik News

Ministri i Mbrojtjes flet për vatra të çuditshme: Kush i ndezi zjarret?

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, duke raportuar mbi situatën më të fundit nga zjarret në vend, tha se strukturat përkatëse janë të bindura se flakët e ditëve të fundit janë të qëllimshme.

Ai ngriti dyshime për situatën e krijuar një ditë më parë në Gjirokastër, ku 10 vatra zjarri shpërthyen njëkohësisht.

“Dje në Gjirokastër kemi pasur një situatë shumë të vështire ku kemi pasur disa vatra zjarri në mënyrë të çuditshme, por në fakt dhe të shpjegueshme kur tani i kemi të forta fare dyshimet lidhur me zjarrëvëniet e qëllimshme, pra disa vatra që kanë shpërthyer pothuaj në të njëjtën kohë e në distancë nga njëra tjetra shtuar pastaj dhe kushtet atmosferike. Fatkeqësisht kemi pasur një humbje jete dhe një lëndim.

Natë e mundimshme në Pashaliman, në 8 e 30 mbrëmë e konsideruam të fikur, pas mesnatë ka shpërthyer një zjarr i madh mbi bazën e Pashalimanit.

Kishim dislokuar për vigjilencë një numër të madh trupash që vepruan menjëherë e në 4 të mëngjesit u shmang më e keqja.

Imagjinoni bëhet fjalë për një bazë ushtarake që e rrit nivelin e rëndësisë që ka.

Vatra më serioze për momentin vijon të mbetet Karaburuni, dje kemi shmangur përhapjen e flakëve në fshatin Dukat.

Rreziku më i madh këtu ngelet e duhet eleminuar prekja e parkut të Llogorasë.

Sot jemi më shumë optimistë, kemi 3 helikopterë, po punohet në disa drejtime, nga Pashalimani në drejtim të Dukatit por edhe nga Palasa”, tha Peleshi.

A ka përgjegjës për zjarrin e Karaburunit?

Peleshi: Kemi marrë emra, ua kemi dhënë agjencive ligjzbatuese, kam marrë garanci dhe nga ministri i Brendshëm e drejtori i policisë që do ketë investigim, janë ndaluar 6 gjithsej, tre vetëm dje, ka të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar që zjarret janë të qëllimshme e për ti lidhur me emrat përkatës.

Të gjithë janë në punë kam komunikim edhe me struktura të tjera të posacme për të investiguar edhe në mënyrë inteligjente e do punojmë paralelisht.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i është përgjigjur deklaratave të kreut të Partisë Demokratike i cili ka akuzuar qeverinë se ka dështuar në përballimin e emergjencës së shuarjes së flakëve të zjarrit në vend.

Ministri tha se kjo situatë nuk do ishte e përballueshme as me 30 helikopterë, që një vend si Shqipëria theksoi ai nuk mund t’i ketë pasi kushtojnë shumë.

Ndërkohë Peleshi tha se “nuk kam parë opozita që të jenë me zjarrin”, dhe sfidoi kur tha “nëse ka ndonjë ekspert që del e thotë se si shuhet zjarri më mirë se sa këta që punojnë këtu që e dinë më mmirë, le të na e thotë”.

Pyetje: A mendoni se ka ardhur koha për një reflektim për zjarret, për infrastrukturën për kapacitetet, e shohim në sytë e gjithë botës se sa të varfër jemi në këtë fushë.

Peleshi: Jemi të varfër e do jemi shumë të varfër në raprt me superfuqi si Turqia, e kam fjalën ushtarake që skanë vca i bëjnë këtyre situatave nuk i paarandalojnë dot 100 %. Kjo shkon paralele me gjithe shoqërinë.

Unë jam i bindur i konsultuar me shumë ekspertë që kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Si eleminohen ato? Nuk eleminohen me urdhrin e peshkut, por si përgjigje e gjthë shoqërisë, ndërgjegjëism më i lartë i qytetarëve që s’duhet ta quajnë spiuunllëk, por qytetari informacionin për cdo të dyshuar, ata i dinë edhe me emra, i kemi, janë ndaluar e arrestuar disa prej tyre, për disa prej tyre ka probva më ka thënë ministri i brndshëm dje.

S’dua të heq asnjë përgjegjësi që kanë strukturat tona për të qenë më pranë më të shkathëta edhe më fleksible edhe me më shumë forca. Por duhet të kuptoni që ka limite cdo shtet. Jo më kot e solla si shembull Turqinë.

Asnjë herë s’ka një shtet kapacitete për të përballuar një situatë të jashtëzakonshme. Unë e ndjek politikën edhe në vende të tjera.

S’kam parë në Itali, Greqi, që në kohën e zjarreve të ketë një histeri kundër atyre që janë në frontin e parë të punës.

Nuk është e vërtetë, nuk punohet me mjete rrethanore e mos i bëni qesharake, nëse ka ndonjë ekspert që del e thotë se si shuhet zjarri më mirë se sa këta që punojnë këtu që e dinë më mmirë, le të na e thotë.

Pyetja: Ka qenë për infrastukturën që ka në dispozicion ushtari, kemi vetëm një helikopter.

Peleshi: Unë mund t’u tregoj tre helikopterë mbi kamerat tona, është e pamundur edhe me 30 helikopterë e dini sa kushtojnë 30 helikopterë?

Është e pamundur që ti ketë një shtet si Shqipëria edhe një shtet më i madh se ne.
E pamundur të menaxhosh në një kohë të gjithsa vatrat në gjithë vendin.

Unë mendoj se ka më shumë rëndësi të merremi me faktin që si ka mundësi që të ndizen 10 vatra zjari në të njëjtin moment brenda një territori të një bashkie.

Në gjithë vendet e rajonit s’kam parë opozita që të jenë me zjarrin, por që janë me qeverinë deri në momentin kur jemi në betejë e më pas ta tregojnë që ata dinë ta bëjnë më mirë këtë punë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.