Ministri italian i Shëndetësisë: Të qëndrojmë në gatishmëri, distancimi social e vetmja armë që kemi
Shifrat në Itali japin shpresë se kurba e koronavirusit është në zbritje, por duket se do të duhet kohë deri sa vendi të kthehet në normalitet.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha dje se izolimi do të vazhdojë edhe për dy javë të tjera, deri më 3 maj, ndërsa ministri i Shëndetësisë u shpreh sot se normaliteti do të kthehet kur të zbulohet një vaksinë.
“Ne jemi duke punuar për një reagim të sistemit për t’i rikthyer kompanitë dhe njerëzit për të jetuar plotësisht jetën e tyre. Ne do ta bëjmë atë kur bashkësia shkencore t’ia dorëzojë vaksinën botës, por ndërkohë duhet të qëndrojmë në gatishmëri. Deri sa të kemi një vaksinë, distancimi sociale është e vetmja armë që kemi”, tha Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



