Ministri Klosi: Ka njerëz të papërgjegjshëm, kanalet i kanë mbushur me plehra
Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, i ftuar në studion e emisionit “Tonight” të Ilva Tares, ka komentuar situatën e krijuar në vend nga përmbytjet.
Klosi u shpreh se ndjen keqardhje kur sheh kanale të mbushura me mbeturina, ndërsa shtoi se banorët dhe bizneset shpesh kanë ndërtuar mbi shtratin e lumenjve.
“A mund të parandalohet? Mundet shumë më tepër të parashikohet. Kemi mundësi që të minimizojmë dëmet e ngjarjes. Vij nga terreni nga qarku i Beratit ku isha i ngarkuar dhe ju betohem që gjëja që jam ndjerë më shumë keq ishin kanalet e mbushura me mbeturina dhe kuptojmë sa të papërgjegjshëm jemi. Një zonë e përmbytur në dalje të Urës Vajgurore që njerëz me pa logjikë të bëjnë ndërtime mbi shtratin e lumit. Në një moment të caktuar lumi mori përpara gjithçka gjeti”,- tha ministri Klosi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



