Ministri Klosi ngre alarmin: Po përkeqësohet situata nga përmbytjet
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i ftuar në studion e emisionit “Byro politike” në televizionin AbcNews, ka komentuar situatën aktuale nga shirat dhe përmbytjet në vend.
Ai ka dhënë alarmin se situata në jugun e vendit, përkatësisht në Vlorë, Fier e Berat, situata sa vjen e përkeqësohet, dhe shkak përveç reshjeve të vazhdueshme është dalja nga shtrati i lumit të Vjosës.
Kësisoj ai bëri thirrje drejtuar të gjithë qytetarëve të bashkëpunojnë me Emergjencat Civile, pasi është në interes të tyre dhe shpëtimit të jetës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



