E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Peleshi:Vazhdon puna me lopata për shuarjen e zjarrit në Malin e Çikës
Lajme

Ministri Peleshi:Vazhdon puna me lopata për shuarjen e zjarrit në Malin e Çikës

Mali i Çikës prej pesë ditësh po digjet, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shprehet në rrjete sociale se vijon puna për shuarjen e flakëve me lopata.

Situata me flakët përsëritet çdo vit, ndërsa shteti ka dështuar në çdo rast, pasi nuk kanë mjetet e nevojshme për të shuar zjarrin.

Nuk është hera e parë që Peleshi thotë se na mjaftojnë lopatat, ndërkohë qindra hektarë digjen në mënyrë të frikshme.

Le të kujtojmë rastin e flakëve në ishullin e Sazanit, ku u desht ndërhyrja e grekëve me avionë për të fikur zjarrin.

Helikopterët mungojnë, janë në servis prej vitesh ndërsa Peleshi i Ramës propagandon në rrjete sociale se ka shuar disa vatra zjarri në Tiranë apo Fier.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.