Ministria e Brendshme jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët
Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.
Kjo pasi në 31 Korrik të vitit 2023 përfundon kontrata koncesionare e prodhimit të dokumenteve biometrike.
Duke filluar nga data 1 Gusht 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”.
Nga kjo datë aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.
Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



