Ministria e Bujqësisë ragon për mandarinat me pesticide: Nga 924 kamionë, 3 u kapën me parregullsi!
Ministria e Bujqësisë reagon pas bllokimit të disa ngarkesave me mandarina në BE
Ministria e Bujqësisë ka reaguar pas lajmeve për bllokimin e disa ngarkesave me mandarina shqiptare në BE, për shkak të pesticideve të ndaluara. Sipas deklaratës, nga 924 kamionë të eksportuar, vetëm tre ngarkesa kanë rezultuar me probleme. Njëra është kthyer dhe asgjësuar në Shqipëri, ndërsa dy të tjera janë trajtuar në Kroaci.
Ministria thekson se ky raport minimal nuk duhet të dëmtojë reputacionin e prodhimeve shqiptare. Sipas saj, mbi 85% e prodhimit të mandarinave është vjelë dhe shitur pa probleme, duke përmbushur standardet për tregun vendas dhe ndërkombëtar. Kontrollet dhe inspektimet do të vazhdojnë për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e produkteve bujqësore shqiptare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



