E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministria e Jashtme greke del me një reagim zyrtar për çështjen e detit
Lajme

Ministria e Jashtme greke del me një reagim zyrtar për çështjen e detit

Çështja e zgjerimit të Greqisë me 12 milje në detin Jon ka qenë një çështje që ka hapur shumë debate në vendin tonë kohët e fundit. Deri ditën e sotme shteti fqinj nuk kishte dalë me një reagim zyrtar. Në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke thuhet se dekreti presidencial është një hap i rëndësishëm për zgjerimin e detit dhe sipas saj është në përputhje me rregulloren dhe ligjet ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme e shtetit fqinj thekson se vijat bazë janë ndërtuar në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt e Jon deri në Kepin Tenaro në Peloponez.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme greke:

Me publikimin në Fletoren Zyrtare hyn sot në fuqi dekreti presidencial mbi mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt e Jon deri në Kepin Tenaro në Peloponez.

Dekreti Presidencial përputhet me zbatimin e rregullores së ratifikuar të Konventës së OKB-së viti 1982 mbi të Drejtën e Detit. Ky dekret përbën një hap të domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në rajonin përkatës, akt i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e padiskutueshme e vendit.

Dekreti i Presidentit thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, siç ato rrjedhojnë nga Konventa për të Drejtën e Detit, që pasqyron të drejtën tipike ndërkombëtare.

Greqia e përkushtuar në mbrojtjen e të Drejtës Ndërkombëtare, përfshi të Drejtën e Detit, vepron në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.