E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron lajmin për studenten me grip: Ishte një grua e kthyer nga Kina
Publik News

Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron lajmin për studenten me grip: Ishte një grua e kthyer nga Kina

Sipas saj, nuk bëhet fjalë për një studente, por për një grua e cila kishte udhëtuar 10 ditë më parë në Kinë dhe ishte kthyer më pas në Shqipëri.

 “Nuk ka asnjë studente të shtruar tek Infektivi. Rasti në fjalë është për një grua që ka udhëtuar 10 ditë më parë nga Kina. Pas testimit rezulton se ka grip të thjeshtë dhe nuk është e prekur nga koronavirusi”, citon “News 24” deklaratën e Ministrisë.

Pak më parë u tha se një studente ishte shtruar në QSUT një ditë pas mbërritjes së saj nga Kina, ndërsa mjekët informuan se nuk ishte e prekur nga koronavirusi, por kishte vetëm grip.

Frika nga përhapja e një prej viruseve më vdekjeprurës të momentit, është e madhe pasi numri i viktimave ka arritur në 132  dhe i atyre të infektuar në mbi 6000.

Virusi është përhapur në të gjithë Kinën dhe të paktën në 16 vende në nivel global. Shqipëria nuk ka linjë direkte ajrore me Kinën, e megjithatë shqetësimi është i madh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.