E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja Albana Koçiu shkarkon zv/ministrin për një cigare duhan
Lajme

Ministrja Albana Koçiu shkarkon zv/ministrin për një cigare duhan

Vetëm pak ditë pas betimit në Presidencë, ministrja e re e Brendshme, Alban Koçiu, ka marrë një vendim të fortë që në fillim të mandatit të saj. Ajo i ka propozuar qeverisë shkarkimin e zëvendësministrit Andi Mahila, i cili mbante këtë post që prej janarit 2021.

Shkaku i masës së menjëhershme ka qenë një denoncim qytetar: Mahila ishte fotografuar duke konsumuar cigare brenda një ambienti të mbyllur, në kundërshtim të plotë me ligjin që ndalon pirjen e duhanit në hapësira publike të mbyllura. Pas verifikimit të rastit, Koçiu ka propozuar menjëherë lirimin e tij nga detyra, vendim që më pas është miratuar nga qeveria.

Në një veprim që tregon transparencë dhe vendosmëri, ministrja e re ka njoftuar personalisht qytetarin që kishte bërë denoncimin, duke e informuar për përfundimin e procesit dhe marrjen e masës disiplinore.

Ky është vendimi i parë i madh i Alban Koçiut si ministre e Brendshme, një sinjal i qartë se ligji do të zbatohet pa asnjë kompromis, pavarësisht funksionit apo pozitës së personave të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.