E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja e Arsimit: 200 shkolla në gjendje të vështirë
Lajme

Ministrja e Arsimit: 200 shkolla në gjendje të vështirë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në një lidhje direkte për emisionin “Tonight” të Ilva Tares, teksa komentoi situatën aktuale në të cilën gjendet arsimi në Shqipëri, u shpreh se 200 shkolla janë në gjendje të vështirë.

Sipas Nikollës, po punohet intensivisht për përmirësimin e kushteve të mësimit.

“Sot janë 200 shkolla në gjendje të vështirë. Janë kryesisht shkolla me pak nxënës. Kemi punuar në dy vektorë, i pari largimi i nxënësve në ato shkolla dhe grupimi i tyre duke mbuluar transportin. Ashtu sikurse edhe adresimi i buxheteve ka bërë të mundur uljen në 200 të shkollave që kanë nevojë për ndërhyrje në infrastrukturë. Mund të sillja para jush shumë foto se si kanë qenë shkollat dhe se si kanë ndryshuar. Po i referohem edhe Laçit, ku ishim në tre shkolla, në një kopsht, një shkollë fillore dhe një gjimnaz nga më të rëndësishmit ku nuk ishte bërë asnjëherë ndërhyrje. Cilësia në arsim nuk është domosdoshmërish tulla dhe beton. Ne do të punojmë fort për cilësinë e mësuesve”, – tha Nikolla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.