E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja e Arsimit: Deklaratat e mia janë keqkuptuar
Lajme

Ministrja e Arsimit: Deklaratat e mia janë keqkuptuar

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është shprehur pasditen e sotme se ajo që e ka shqetësuar me shume kohët e fundit është përdorimi i fëmijëve për dhunë në protesta.

Gjithashtu Kushi ka theksuar se deklaratat e saj për riedukimin e të rinjve janë keqkuptuar.



“Deklaratat e mia janë keqkuptuar, sepse i kam bërë vetëm për minorenë. E ka për detyrë psikologu i shkollës që t’i ndihmojnë këta fëmijë si duhet. Fëmijë që thyejnë xhama, shkulin semaforë dhe djegin pemë, janë akte dhune. Edhe sikur që fëmija të ketë një revoltë, edhe pse më duket e vështirë që fëmijët të ngrihen kundër qeverisë dhe ministrit të Brendshëm. Ne duhet t’i mësojmë se fëmijët të reagojnë në mënyrë paqësore. Unë jam shqetësuar këto ditë dhe jam e sigurt që edhe prindërit e tyre janë shqetësuar për ata fëmijë”, ka vazhduar me tej Evis Kushi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.