E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj: I pezulluam titujt e pronësisë në bregdet sepse…
Lajme

Ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj: I pezulluam titujt e pronësisë në bregdet sepse…

Ministrja Gjonaj ka theksuar sot se kemi të bëjmë me një situatë të jashtëzakonshme abuzimesh në bregdet me procesin e ndarjes dhe regjistrimin e tokës në fshat me pajisjen e aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Proces që nisi që me ligjin 7501 që kishte si qëllim ndarjen e tokës së ish kooperativave bujqësore rezultoi në abuzime nga funksionarë shtetërorë

“U dhanë toka bujqësore, zona e rërës së plazheve, kënetat, ligatinat dhe mocalet e ultësirës, duke kthyer tokat e pafrytshme në toka bujqësore, është abuzuar me prona që kanë qenë poligone ushtarake apo edhe monumente kulture. Do mbahen kështu deri në verifikimin e titujve të lëshuar, ky vendim nuk ka si qëllim të bllokojë pronarët e ligjshëm, por vetëm grabitësit e tokës dhe abuzuesit e ligjit, rëra dhe plazhet e kthyer si tokë bujqësore nuk mund të legjitimohen. Duke lejuar regjistrimin do të bëheshim bashkëpunëtorë të një krimi para syve të të gjithëve dhe do i lejonim vazhdim zinxhirit kriminal. Skemat kriminale të zbuluara në Lezhë dhe Kavajë janë shembulli më i qartë i modelit të ndjekur nga abuzuesit dhe diktojnë urgjencën për të vepruar. Pezullimi është vetëm një masë e përkohshme që do tu lejojë institucioneve të verifikojnë titujt e lëshuar gjatë bregdetit dhe të ndajë njëherë e mirë pronarët e ligjshëm nga hajdutët e pronave. Do cojmë para drejtësisë të gjithë ata që kanë dhënë dhe përfituar tituj të pronësisë në mënyrë të paligjshme”- tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.