Ministrja e jashtme suedeze : Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE
Suedia mbështet Shqipërinë në integrimin e BE. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde gjatë një konference me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
“Kur vjen puna për procesin e integrimit Suedia mbështet plotësisht Shqipërinë në vendimin e hapjes së bisedave për zgjerimin e BE.
Vlerëosjmë punën serioze që është bërë nga ana e Shqipërisë. Kur shohim raportet nga BE, një fushë ku Shqipëria ka qenë e suksesshme është fusha e sistemit të së drejtës dhe sistemi i ri i drejtësisë.
Jam e bindur se një arsye se përse jam këtu është sesi të diskutojmë për të luftuar krimin.
Në Suedi kemi probleme me krimin e organizuar dhe do të përpiqemi që ti zgjidhim.
Sic e tha Rama, fatkeqësisht bandat kriminale janë në bashkëpunim në territorin evriopian. Nëse e luftojmë këtë së bashku do të bëjmë ndryshime.
Jam mirënjohëse që kryeministri ishte i hapur dhe konstruktiv duke u përpjekur që ne të bëjmë gjëra të përbashkëta në këtë aspekt”, tha ministrja e Jashtme.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ministren e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde.
Teksa kanë mbajtur një konferencë të përbashkët Rama është shprehur se vitin tjetër kryesimin e OSBE e merr Suedia.
Rama është shprehur se me ministren suedeze kanë biseduar mbi situatën në Bjellorusi por edhe për krimin e organizuar dhe bashkëpunimin me dy vendeve.
“Sapo kemi përfunduar një takim shumë të dobishëm me ministres suedeze të punëve të jashtme, mund ta them me kënaqësi mike të çmuar e cila është këtu si kryetare e radhës e OSBE-së, pasi vitin e ardhshme Suedia merr kryesinë dhe njëkohësisht si një partnere e angazhuar e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor në procesin e Integrimit, kemi folur për temat e OSBE-së, kemi prej disa muajsh një kontakt të vazhdueshëm dhe një bashkëpunim të shkëlqyer për të nxitur një dialog në Bjellorusi, por nga ana tjetër në funksion të stafetës së kryesimit, kemi një diskutim konstant mbi të gjitha temat, që janë jo të lehta për të cilat fatmirësisht ne kemi një qasje 100% të dakordësuar. Suedia i ka qëndruar Shqipërisë pranë si një mik i vërtetë, projektet e bashkëpunimit kanë sjellë gjithnjë cilësi dhe kanë vlejtur për të hedhur hapa më tej ashtu si kundër ne jemi shumë të lumtur që shumë shpejt do të kemi në Shqipëri çeljen zyrtare të një investimi shumë të veçantë suedez në turizëm dhe shpresoj që kjo të vlerë në një Shqipëri turistike, kemi diskutuar dhe për një hap të ri në bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar gjë që po e bëjmë me sukses me disa vende, ku kemi kaluar me ndërveprim në terren të policisë shqiptare në shtet përkatëse dhe ata të ne për të ndërvepruar më mirë në këtë luftë. Në këtë aspekt, duke dëgjuar me shumë vëmendje kolegen për situatën në Suedi ku ka një periudhë të vështirë me krimin e organizuar dhe për sa na takon kemi mundësi që të japim një ndihmesë dhe të përfitojmë nga kjo eksperience, të gatshëm të çojmë oficerët tanë dhe të mirëpresim oficerët e tyre këtu.”, tha Rama ndër të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



