E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja e Ramës: Prej 2009, jetoj tek shtëpia e vjehrrit
Lajme

Ministrja e Ramës: Prej 2009, jetoj tek shtëpia e vjehrrit

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj i është përgjigjur akuzave të deputetit Gazment Bardhi, i cili e quajti shërbëtore të oligarkëve duke përmendur se jeton në shtëpinë e një oligarku.

 

Pas debateve, Ibrahimaj ka deklaruar se prej vitit 2009 jeton në shtëpinë e vjehrrit të saj, Përparim Ibrahimaj.

Ibrahimaj u drejtua duke thënë se kjo është një transparencë për opinion publik, ndërsa për opoziëtn e improvizuar thotë se dinë të hedhin vetëm vrerë.

Unë jetoj prej shumë vitesh në lagjen ‘Regjep Jeplla’, ku kam jetuar që në vitin 2009, është në pronësi të Përparim Ibrahimaj, i cili është babai i bashkëshortit tim. Ajo është shtëpia ku kam shumë vite që jetoj, kjo është për transparencë për qytetarët. Ju dini vetëm të shtini zi e vrer”, u shpreh tha Ibrahimaj.

Replika të forta mes opozitës dhe maxhorancës në parlament. Deputeti i PD-së Gazment Bardhi tha se askush nuk ka të drejtë t’i drejtohet një deputeti të opozitës duke e cilësuar përfaqësues të opozitës së vulës. Ai i kërkoi ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali të tërheqë mbrapsht paralajmërimet dhe tha se nuk intimidohen prej saj.

Lidhur me akuzën për ministren e Financave Delina Ibrahimaj se jeton në shtëpinë e një oligarku, ai tha se mund të sjellë dhe fakte.

Nga ana tjetër Ibrahimaj tha se jeton në shtëpinë e babait të bashkëshortit të saj.

DEBATI

Elisa Spiropali: Ne nuk kemi lënë gjë pa thënë në këtë foltore për turpin tonë. Dje pamë një skenë që na turpëron të gjithëve. Të mos lini një ministre të flasë duke I bërë edhe akuza penale, zonja Tabaku shkoi edhe më larg. Ministrja e Financave nuk ka ardhur nga rruga, ka arhdur nga Boconi, ka ardhur nga një doktoraturë po aty. Ka punuar për vite në institucione të rëndësishme. Të mos guxojë askush nga vendi të lëshojë baltë e akuza si prokurorë të rëndomtë të asaj kohe. Nuk kemi punë as me partizat tuaja, as me punën tuaj por ju lutem kini respekt kur ministrat përgjigjen. Mos na e merrni sjelljen e mirë për dobësi.

Gazment Bardhi: Tabaku u ngrit dhe bëri një analizë për aktin normativ. Një shërbëtore e oligarkëve…të sjell dhe fakte po të duash. Askush në këtë sallë nuk ka të drejtë ti drejtohet deputetëve të opozitës “përfaqësues i opozitës së vulës”. jemi përfaqësues të qytetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.