E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja e Shëndetësisë: Mbështesim nënat e papuna me 3 ose më shumë fëmijë!
Publik News

Ministrja e Shëndetësisë: Mbështesim nënat e papuna me 3 ose më shumë fëmijë!

Ministrja e  shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar  vendimet e marra nga qeveria ku ka deklaruar se me buxhetin e vitit 2023 do të mbështeten nënat e papuna  me tre e më shumë fëmijë me të ardhura familjare mujore deri në 100 mijë lekë.

Manastirliu po ashtu tha se njohja e kontributeve shoqërore e shëndetësore do mbështeten nga buxheti i vitit tjetër dhe se përllogaritet që për vitin e parë mbështetja për kontributet për gratë e papuna të mbështetet nga qeveria me një skemë që do prezantohet shumë shpejt.

Sipas VKM-se nënat e papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do t’u njihen si vite pune.

“Sot qeveri shqiptare miratuar një shtesë në një pr ligj që është ligji për sigurimin e detyrueshëm të sigurimit shëndetësor, ku qëllimi i akteve është mbështetja e grave që kanë më shumë se tre fëmijë dhe janë të papuna, ku situata e tyre ekonomike është e tillë që kanë nevoje për mbështetjen e shtetit. Ne kemi vendosur që   me buxhetin 2023 të mbështesim këtë kategori nënash. Do të kemi një kategorizim që besojmë se është i rëndësishëm për tu ndarë me publikun, janë ato gra që kanë 3 ose më shumë fëmijë, ku njëri është deri në 5 vjec dhe kur ta ardhurat mujore nuk i kalojnë 100 mijë lekë. Kjo do të mundësohet me buxhetin e 2023 njohja e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore duke i mbështetur për 5 vitet e rritjes së fëmijës.

Për vitin e parë kjo mbështetje buxhetore për gratë e papuna me tre fëmijë dhe më shumë me të ardhura deri në 100 mijë lekë të mbështetet nga shteti me një skemë që do të prezantohet shumë shpejt”, tha Manastirliu.

Po ashtu ministrja u shpreh se nga neser nis vaksinimi kunder gripit per disa kategori: “Dua tju informoj se nga nesër sa i takon kategorisë së qytetarëve që janë mbi 65 vjeç, atyre me sëmundje kronike dhe grave shtatzënë fillojmë vaksinimin kundër gripit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.