Ministrja Gjonaj flet për situatën në burgje dhe për ndryshimet në Kodin Penal
Duke theksuar se masat e propozuara per amendim ne Kodin Penal nuk ne thelb ndëshkimin, por mbrojtjen e jetëve njerëzore, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka vleresuar ne sallen e kuvendit masat e marra per menaxhimin e situates lidhur me koronavirusin ne vend.
Sipas saj, po jetojmë në një situatë të pazakontë, jo vetëm ne por e gjithë bota.
Është e vërtetë që jemi në javën 6 të kësaj epidemie por po e përballojmë me qetësi dhe eficensë. Masat e marra nga qeveria dhe ministira e Shëndetësisë ishin të duhurat. Edhe ministria e Drejtësië mori disa masa për lirimin e të burgosurve me rrezikshmëri të ulët, në përgjigje të përballimit të situatës. Lirimi i tyre ul popullimin në burgje” tha ajo.
Ajo ka falenderuar stafet ne burgje per punene e jashtezkaonshme ne kushte te veshtira, duke pranuar se kane sakrifikuar jo vetem veten, por edhe familjet e tyre.
“Puna e tyre vështirësohet kur lajme të rreme përhapen nga media të ndryshme për raste Covid 19 në burgje, iu bëj thirrje për maturi, pasi lajme të tilla sjellin panik tek të dënuarit dhe familjarët e tyre. Propozimet në kod nuk kanë në thelb ndëshkimin e qytetarëve, por mbrojtjen e jetës së qytetarëve, këto ndryshime duhet të ishin bërë më parë sin ë shumë vende të tjera”,- tha ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



