E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja Koçiu në interpelancë të enjten në Kuvend për skandalin e Onkologjikut
Lajme

Ministrja Koçiu në interpelancë të enjten në Kuvend për skandalin e Onkologjikut

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen për këtë javë.

Kryetari Bledi Çuçi informoi deputetët për seancat që kanë mbetur deri në përfundim të këtij sesioni.

Seanca e radhës do të zhvillohet ditën e enjte, 4 korrik, ku mes çështjeve të tjera të rendit të ditës pritet të ketë edhe një interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës.

Gjithashtu pritet të prezantohen edhe raporti vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, raporti mbi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në vijim pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm në mbledhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.