E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja Manastirliu bën bilancin e vaksinave anti-Covid që janë kryer deri më tani në Shqipëri
Publik News

Ministrja Manastirliu bën bilancin e vaksinave anti-Covid që janë kryer deri më tani në Shqipëri

Nga “Air Albania” ministrja paralajmëroi shtrirje të vaksinimit në mënyrë kapilare në të gjithë territorin, ndërsa bëri me dije që në 10-ditëshin e parë të marsit pritet një dërgesë prej 14400 dozash nga marrëveshja me Covax-in.

“Vijojmë vaksinimin në Arenën Kombëtare me stafet mjekësore. Do të vijojmë edhe të shtunën e të dielën me stafet mjekësore dhe të moshuarit mbi 80 vjeç, sipas fashave. Janë rreth 11 mijë vaksinime të kryera deri tani, ndërsa vijojmë të zgjerohemi në territor, duke hapur sot qendrën e vaksinimit në Kukës dhe brenda javës, në Korçë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Duke folur për intensifikimin e procesit të vaksinimit, Manastirliu u shpreh se do të vijnë sasitë e radhës së vaksinave, duke filluar nga java tjetër.

“Javën tjetër do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer. Me ardhjen e vaksinave, sipas kalendarit të kontratës që kemi lidhur me Pfizer-in, ditën e hënë do të vijojmë të intensifikojmë dhe të shtrijmë në vijim vaksinimin. Gjithashtu pritet që në 10 ditëshin e parë të marsit, të kemi edhe një dërgesë të parë nga kontrata me Covax-in. Janë planifikuar rreth 14,400 doza, të cilat priten që të vijnë nga kjo marrëveshje e lidhur dhe e parapaguar nga qeveria shqiptare”, bëri me dije Manastirliu.

Duke folur për vaksinimin e të moshuarve, Manastirliu tha: “Me përfundimin e mjekëve, infermierëve, gjithë personelit shëndetësor, me përfundimin e vaksinimit të të moshuarve në azile, kujdestarëve të tyre, gjithashtu do të intensifikojmë edhe vaksinimin e të moshuarve dhe do të vijojmë edhe përgjatë ditës së dielë me vaksinimin e të moshuarve +80, duke filluar me fashën +90 vjeçare, duke vijuar vaksinimin”, tha Manastirliu.
Sot po vijon vaksinimi antiCOVID për personelin shëndetësor dhe të moshuarit në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Berat, Elbasan dhe Kukës. Deri tani janë kryer mbi 11 mijë vaksinime, nga të cilat 782 janë të moshuar dhe staf që kujdeset për ta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.