E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja Manastirliu tenton të fshehë skandalin me kolegjin “Wisdom”
Lajme

Ministrja Manastirliu tenton të fshehë skandalin me kolegjin “Wisdom”

 

Pas plasjes së skandalit me shitjen e diplomave false nga kolegji universitar “Wisdom”, ministrja Ogerta Manastirliu u përpoq të mbulonte jo vetëm gabimet e saj, por edhe ato të paraardhëseve, Lindita Nikolla dhe Evis Kushi. Manastirliu pretendoi se abuzimet janë kryer pas shpinës së tyre, megjithëse ato kanë qenë të përfshira në favorizime të paligjshme për kolegjin.

Sipas përgjimeve të Prokurorisë italiane, drejtues të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, përfshirë Shqiponja Telhai dhe ish-ministren Evis Kushi, kanë marrë dhurata nga pronari i kolegjit, Savino Cianci, në këmbim të akreditimeve për programe të ndryshme. Këto akreditime, të dhëna përmes raporteve fiktive, kanë lejuar funksionimin e kolegjit si një fabrikë diplomash false, si në Shqipëri ashtu edhe në rajon.

Edhe Lindita Nikolla, gjatë mandatit të saj si ministre e Arsimit, ka dhënë favore për këtë institucion, duke rikthyer licencën pas pezullimit në 2014 dhe duke akredituar degë të reja pavarësisht problemeve të dokumentuara. Ndërkohë, Ogerta Manastirliu, sapo mori detyrën, e zgjati akreditimin e kolegjit deri në vitin 2028.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.