E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja Manastirliu thirrje grave dhe nënave: E kanë vetë në dorë  të shmangin rrezikun nga  tumori i gjirit
Publik News

Ministrja Manastirliu thirrje grave dhe nënave: E kanë vetë në dorë të shmangin rrezikun nga tumori i gjirit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat të cilat thotë se e kanë vetë në dorë të shmangin rrezikun që tumori i gjirit i shkakton shëndetit.

 

Sipas saj, mamografitë në spitale dhe ato të lëvizshme, po ofrojnë falas depistimin e grave dhe vajzave, në të gjithë Shqipërinë. Jo vetëm në tetor, por gjatë të gjithë vitit.

“Në këtë muaj të Tetorit Rozë🎀, si grua, bijë dhe nënë, kam një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat:

Sot, e ke vetë në dorë që, përmes DIAGNOSTIKIMIT TE HERSHËM, të shmangësh rrezikun që tumori i gjirit i shkakton shëndetit.

Bëhu ti vetë mbrojtëse e shëndetit tënd, e mirëqenies së familjes tënde, në një betejë që fitohet!

Mamografitë tona në spitale dhe ato të lëvizshme, po ofrojnë falas depistimin e grave dhe vajzave, në të gjithë Shqipërinë. Jo vetëm në tetor, por gjatë të gjithë vitit.”, shkruan ministrja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.