Ministrja serbe flet për Ballist Morinën: Kushtet për ekstradimin e tij në Serbi janë përmbushur
Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburuvic duke folur për gazetën serbe ‘Blic’ për çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës nga Kroacia, deklaroi se pas vendimit të gjykatës tashmë pritet fjala e fundit nga ministri i Drejtësisë, por nuk ka afat se kur mund të shprehet. “Tani për tani nuk ka asnjë informacion kur do të vendosë Ministri i Drejtësisë së Kroacisë, nëse do të japë pëlqimin për ekstradimin apo jo”tha Nela Kuburuvic.
Ministrja thotë se vendimi mund të merret në çdo moment brenda një viti. Ballist Morina ndodhet në paraburgim në Dubrovnik që nga qershori i vitit 2017 kur u arrestua pas një mandat arresti serb për ngritjen e dronit në ndeshjen SerbiShqipëri në tetor 2014. Drejtësia kroate vendosi pro ekstradimit, por tashmë duhet të vendosë ministri i Drejtësisë nëse do të ekstradohet apo jo në Serbi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




