E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja Shahini flet për mbylljen e vitit shkollor dhe akademik
Publik News

Ministrja Shahini flet për mbylljen e vitit shkollor dhe akademik

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se në fund të këtij muaji do të vendoset përfundimisht se çfarë do të ndodhë me mbylljen e vitit shkollor.

besa

 

“Vendimin për modalitetet e përfundimit të vitit shkollor, si dhe informacione të tjera të rëndësishme për nxënësit dhe studentët, do t’i publikojmë në ditët në vijim, para fundit të prillit”, thotë ministrja në përgjigje të shqetësimeve të nxënësve.

 

Sipas saj, janë disa skenarë të cilët do të vlerësohen në vendimin e javës së ardhshme. Nuk ka ende një vendim final për mbylljen e vitit shkollor, do ta kemi në fund të prillit. Po shohim situatën me koronavirusin sesi po zhvillohet ajo dhe po presim një vendim nga  taks forcë për koronavirusin nëse do të kthehemi në shkolla apo jo. Sidoqoftë ne i kemi të gjithë skenarët gati si në rastin që të kthehemi në shkolla si në rastin që nuk kthehemi në shkolla dhe do të zbatojmë njërin nga këto skenarë” ka thënë Shahini.

Shahini ka theksuar se në fund të prillit, do të botohen edhe planet e reja orientuese për mature.

“Studentët pyesin për mënyrën si do mbyllet viti akademik. Ne po punojmë ngushtë me rektorët, dekanët, shefat e departamentit që të shohim se çfarë kanë planifikuar universitete e ndryshme për mbylljen e vitit akademik. Ne po koordinojmë punët me ta, por në fund të ditës vendimmarrja është e Universitetit. Por në fund të prillit do të marrim një vendim të përbashkët edhe për mbylljen e vitit akademik.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.