E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja Shahini jep njoftimin
Publik News

Ministrja Shahini jep njoftimin

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, përmes një postimi në twitter ka njoftuar se leksionet e matematikës dhe kimisë do të mund të ndiqen në RTSH Shkollë dhe RTSH 1.

Leksionet e matematikës për klasat e 6 dhe deri te klasat e 12-a do të zhvillohen ditën e nesërme nga ora 10:30-12:00 në RTSH Shkollë.

Ndërsa leksionet e kimisë për klasat e 8 dhe deri te klasat e 12-a do të zhvillohen nga ora 18:00-19:30 në RTSH 1.

Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar edhe platformën Akademi.al, ku nxënësit mund të regjistrohen dhe të ndjekin video-leksionet nga mësuesit, si dhe të bëjnë pyetje për ato që nuk kuptojnë.

Vendimi i qeverisë për mbylljen e shkollave dhe universiteteve për 2 javë pas rasteve të para të koronavirusit në vendin tonë ka sjellë edhe vështirësi për nxënësit dhe studentët, por Ministria e Arsimit duket se ka gjetur mënyrën për t’i mbajtur nxënësit të angazhuar edhe gjatë pushimeve.

Screenshot_2_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.png

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.