E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja Spiropali: Samiti i diasporës, një histori suksesi
Politikë

Ministrja Spiropali: Samiti i diasporës, një histori suksesi

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka numeruar sot disa nga arritjet e Samitit te Diaspores.

Ne nje deklarate per mediat ajo theksoi se Samiti prodhoi një numër rezultatesh konkrete, duke nenvizuar se nje hap u hodh për të drejtën e botës të emigrantëve.

“U parashikuan hapa konkrete për të realizuar votimin e diasporës në Shqipëri dhe në Maqedoni. Konkretisht, prej muajit korrik, në Parlament është dërguar një dokument i detajuar për mundësimin e kësja të drejte. Shpresohet që dokumenti të bëhet pjesë e reformës së ardhshme zgjedhore, pasi opozita të rikthehet në Parlament”- tha ajo.

Spiropali vecoi mes te tjerash, remitancat dhe pensioniet. “Në 30 vitet e fundit, Shqipëria ka përfituar rreth 30 miliardë dollarë remitanca, të cilat kanë shkuar kryesisht për të financuar konsumin familjar. Për herë të parë, tanimë ekziston një strategji për kanalizimin e këtyre remitancave në sektorët kyçë të ekonomisë, si turizmi, agroturizmi dhe prodhimi”- tha ajo, duke pranuar se është dakordësuar ngritja në Tiranë e një Dhome të Përbashkët të Biznesit të Diasporës, që do të përfaqësojë të gjithë bizneset shqiptare nëpër botë.

Ajo theksoi se do te fillojë të funksionojë edhe Banka e Diasporës, që do të jetë një instrument i mirëfilltë, i mbështetur nga shteti, për përthithjen dhe kanalizimin e kapitalit të diasporës në ekonomi.

Me interes sipas ministres, është njohja e pensioneve. “Për këtë qëllim, për herë të parë, shteti shqiptar ka emëruar një Koordinator Kombëtar të Pensioneve, që do të ketë për detyrë të vetëm të çojë përpara negociatat me vendet e interesit. Në fokus të punës së këtij koordinatori do të jenë fillimisht vendet me popullsi më të lartë shqiptare, si Italia, Greqia, SHBA-të, Kanadaja dhe Anglia”- tha ajo.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.