Ministrja Xhaçka: Sulmi ndaj Meçollarit, hakmarrje e Berishës
Komisioni i Sigurisë është mbledhur ditën e sotme në një seancë dëgjimore me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka të kërkuar nga opozita.
Më tej, ministrja Xhaçka u shpreh se Meçollari ka nivelin më të lartë të aksesit në informacion sekret, jo vetëm për Shqipërinë, por për çdo dokument të NATO-s. “Zanafilla e kësaj historie është se Meçollari nuk pranoi të hajë çorbën e prishur për pronat. Çdo akuzë ndaj tij është cenim i mazhit të vendit dhe FA. Meçollari ka bërë patriotin në çdo rrethanë”, përsëriti edhe një herë ministrja, e cila tha se ka ardhur në komision për t’i dhënë fund “përrallave me spiunë dhe partizanë”.
Xhaçka tha se marrëveshja e re me Greqinë do të negociohet pas marrjes së autorizimit nga Presidenti, ndërsa ajo e 2009 u arrit pa marrë autorizimin e kreu të shtetit, tha ministrja.
Flamur Noka kërkoi prova nga ministrja, e cila u shpreh se Meçollarit iu kërkua të ishte një ushtar politik. “Ose na jepni dokumente ose tërhiqni gënjeshtrën. Jep prova nëse ke që i kërkuam Meçollarit te behej ushtar politik në vitin 2012”, tha Flamur Noka.
Ministrja e Mbrojtjes reagoi duke thënë se aktualisht është vendosur një standard i ri dhe nuk është fshehur mbajtja e negociatave me Greqinë, në ndryshim nga viti 2009.
“Unë kam ardhur për t’iu shpjeguar. Më përmendët transparencën e marrëveshjes, por ne kemi një standard të ri, nuk e kemi fshehur që po zhvillohen negociatat. Ndërsa asokohe u publikua marrëveshja vetëm pak ditë para marrëveshjes nga media. Kishte urdhër për të mos e bërë publike atëherë, standardi i 2018 është krejt tjetër nga ai i 2009. Dokumenti për shndërrimin e Meçollarit në ushtar politik, ai është i klasifikuar, por ju nuk keni një regjistër. Ka media dhe nuk publikohen dokumentet e klasifikuara. Publiku është informuar aq sa ka qenë e nevojshme”, tha Olta Xhaçka.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



