E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja Xhaçka vizitoi dy ushtarakët e plagosur në Letoni
Lajme

Ministrja Xhaçka vizitoi dy ushtarakët e plagosur në Letoni

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se Tanushi ndodhet i shtruar në spitalin universitar të Rigas, ndërsa gjendja e tij është e rënduar.

“Efektivi i FA ndodhet nën mbikëqyrjen intensive të mjekëve”, sqaron Ministria.

Ministrja Xhaçka vizitoi edhe Kapajn,  i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni, gjendja shëndetësore e të cilit është e mirë.

Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019.

Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në atdhe ditën e enjte, më datë 9, nëpërmjet një avioni ushtarak.

Efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontingjentit ku bënte pjesë

Efektivja Zarife Hasanaj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do te dërgohet pranë familjes së saj.

3f02310a-0a67-435b-8a07-da353257439cc497da7b-11f7-41ee-9831-fe86bacb4bd4

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.