Miratimi i Kodit Zgjedhor, reagon kreu i opozitës: Akti i sotëm godet rëndë integrimin e vendit
Kreu i PD Lulzim Basha reagon pasi në Kuvend kaloi sot me 97 vota pro, 15 abstenim dhe 5 kundër Kodi i ri Zgjedhor. Basha e quan atë akt antikushtetues.
“Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret”, shkruan Basha në Twitter.
Ndërkohë, pak më parë ka reaguar dhe kryetarja e LSI Monika e Kryemadhi, e cila u shpreh se vetëm 6 muaj kanë mbetur nga zgjedhjet e radhës, që sipas saj Ramës nuk i dalin për të pastruar pislliqet që ka bërë në 8 vite.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



