E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miratimi i ligjit për zonat e mbrojtura, Zhupa: Procesi shumë i shpejt, do të bëjmë çdo përpjekje për ta ndaluar
Lajme

Miratimi i ligjit për zonat e mbrojtura, Zhupa: Procesi shumë i shpejt, do të bëjmë çdo përpjekje për ta ndaluar

Pas miratimit të ligjit për Zonat e Mbrojtura, Ina Zhupa ka folur për mediat duke thënë se do të bëjnë gjithçka për ta ndaluar.

Ajo është shprehur se me miratimin e këtij ligji i hapet rruga shkatërrimi të zonave të mbrojtura në interes të Investitorëve Strategjikë.

Zhupa ka ‘shpërthyer’ dhe ndaj ministres Mirela Kumbaro, duke e cilësuar si më të dështuarën.

“Sic e ndoqët kjo seancë ka nisur me një protestë të shoqerisë civile, sepse sot kaloi një ligj që është përfundimisht shkatërrimi i zonave të mbrojtura.

Ky ligj heq mbrojtjen nga zonat e mbrojtura për të bërë investime strategjike dhe shoqëria civile është shprehur kundër, dhe ne jemi kundër dhe do të bëjmë cdo përpjekje për ta ndalur, që nga Presidenti te Gjk.

BE ka reaguar duke thënë se është në kundërshtim me kapitujt për hapjen e negociatave dhe në kundërshtim me konventat që ka firmosur Shqipëria. Është një projekt me porosi. Është bërë projekti për Karavastanë, pa u votuat ligji.

U bëj me dije një paradoks. Nëse dot pret një pemë në pyll, vret një kafshë të egër, dënohesh. Por nëse shkatërron një zonë të tërë të mbrojtur quhet investim strategjik. Mirela Kumbaro ministrja më e dështuar.

 Do të doja të shkonim në referendum për të tilla ligje. Procesi ishte shumë i shpejt dhe mendoj se të gjitha hapat të ishin ndjekur nga qeveria që të gjithë të kishin mundësi të reagonin”, tha Zhupa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.