E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miratohet leja e ndërtimit për dy hidrocentrale në kanionet e Osumit.Pse hesht Edi Rama?
Lajme

Miratohet leja e ndërtimit për dy hidrocentrale në kanionet e Osumit.Pse hesht Edi Rama?

Miratohet leja e ndërtimit për dy hidrocentrale në kanionet e Osumit, pronarët:

administratori i teqesë së Tomorrit dhe krushku i Nasip Naços.

Skandal/ Miratohet leja e ndërtimit për dy hidrocentrale në kanionet e Osumit, pronarët: administratori i teqesë së Tomorrit dhe krushku i Nasip Naços. Pse hesht Edi Rama?

 Nje kontrate e vjeter koncesioni ne hidroenergji, rrezikon nje prej pasurive te fundit mbetur natyrale ne jug te vendit. Nuk ka qene kurre e fshehte, por teresisht publike ne dokumenta zyrtare publikimi-perfshi ato elektronike, si dhe ne zonen e Skraparit, aty ku kontrata thote se do te ndertohen keto hidrocentrale.

TCH publikoi ne mbremje dokumentat publike që tregojnë se Qeveria ka miratuar pa zhurmë ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit, çka sipas ekspertëve do të kishte pasoja shkatërruese për mjedisin. Në fakt, projekti për të ndërtuar hidrocentral mbi Lumin Osum daton që në vitin 2013. Një javë para se të largohej nga detyra, saktësisht në datën 6 shtator 2013, ish-qeveria e Partisë Demokratike ka miratuar kontratën koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentrave Bigas dhe Veleshnje. Por, me ndërrimin e Qeverisë projekti u ndalua.

Në atë kohë Edi Rama e quajti marrëzi ndërtimin e hidrocentraleve pa kriter, veçanërisht në zonat e mbrojtura, duke akuzuar paraardhësin e tij Sali Berisha për korrupsion. Por sic rezultoi më vonë, shumica e koncesioneve u konfirmuan, madje dhe ato për të cilat qeveria u zotua se do t’i anulonte. Kjo ka ndodhur edhe me dy hidrocentralet në Kanionet e Osumit. Pas pezullimit në vitin 2013, Ministria e Energjisë jo vetëm që nuk e ka anuluar koncesionin, por ka vazhduar procedurat për ndryshimin dhe miratimin e një kontratë të re edhe më të madhe me kompaninë HP-Bigas-Veleshnje Energy, me administrator Alban Feta. Ne fakt, kompania “e re” nuk eshte krejt e re, por eshte bashkimi i dy kompanive qe Sali Berisha kontraktoi ne vitin 2013, ajo e Nikolin Qatos dhe ajo e Alban Feta ose Fetau sic e njohin. Në maj të vitit 2016, Ministria e Energjisë ka miratuar kontratën e re, ku fuqia e hidrocentralit Bigas-Veleshnjë rritet nga 0.5 mega në 1.2 mega.

Më 12 dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Kryeministri Rama ka miratuar edhe aktin e fundit që i hap rrugën ndërtimit të HEC-eve, lejen e ndërtimit. Ky akt nuk ka patur mbështetjen e gjithë Qeverisë.

Në datën 10 janar të këtij viti, ministri i Turizmit, Blendi Klosi i është drejtuar zyrtarisht ministrit të Energjisë, që të anulojë koncesionet për HEC-et mbi Osum, pasi sipas tij, kontrata ka parregullsi ligjore dhe efekte shkatërruese për zonën, e cila gëzon statusin më të lartë të mbrojtjes mjedisore, atë të Monumentit të Natyrës. Koncesioni i fundit i hidrocentraleve mbi Osum tregon se shkatërrimi i mjedisit nga digat vazhdon me të njëjtin ritëm, edhe pse në krye të Qeverisë qëndron një Kryeministër që ndërtimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura e quajti barbari. Këtë herë me firmën e Edi Ramës, viktima e radhës e barbarisë mund te jete zona e fundit e mbetur e paprekur nga epidemia e hidrocentraleve, kanionet e Lumit Osum, të cilat përveçse një nga atraksionet më të bukura turistike të vendit janë shndërruar në gjenerator për zhvillimin e ekonomisë së zonës, duke nxitur hapjen e shumë bizneseve lokale.

Po historia nuk mbaron me kaq.

Kontraktuesit e ketij koncesioni, nuk duken njerez te pasur aq sa te ndertojne vepra deri ne 1.2 mega. Nikolin Qato me shume se sa si biznesmen ndertimi, njihet ne Bogove si i biri i Zalo Qatos menaxheri i Teqese ne malin e Tomorrit, por me shume menaxheri i muajit te pelegrinazhit te festes ne malin e Tomorrit. I perfolur vazhdimisht si abuzues me te ardhurat e grumbulluara nga ajo feste, perseri te ardhurat e tij nuk dalin per te permbushur kontraten ne kapacitet te rritur te hirocentraleve mbi Osum. Erfan Feta ose Irfan Fetau-sic e njohin ne Corovode, eshte i te njejtin rang, sipermarres i vogel, por me nje krushqi te madhe me deputetin e asaj zone njeheresh ish minister i energjise ne qeverine Berisha 2.0 dhe ish minister i drejtesise ne qeverine Rama 1.0, Nasip Naco. Pra, bizneset e tyre nuk japin shenja se kane mjaftueshmeri kapitali per te permbushur kontratat. Nje burim i besueshem nga kjo fushe, tha se dyshimi i pare e më i rendesishem lidhet me ndonje afere te madhe te pastrimit te parave te ardhura nga aktivitete kriminale, nderkohe qe dyshimi me i madh ka te beje me faktin se pas ketyre emrave fshihen te tjere njerez qe kerkojne te ndertojne keto vepra.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.