E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miratohet projektligji për marrëveshjen e huasë për rehabilitimin e Fierzës! Të gjitha nismat që u votuan sot në Kuvend
Lajme

Miratohet projektligji për marrëveshjen e huasë për rehabilitimin e Fierzës! Të gjitha nismat që u votuan sot në Kuvend

Në fund të diskutimeve në seancën e sotme plenare është miratuar në Kuvend projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë, KESH dhe KFV për rehabilitimin e Fierzës.

Nga 101 pjesëmarrës në seancë, 79 deputetë votuan pro, 22 kundër ndërkohë që nuk pati asnjë abstenim.

Deputetët votuan edhe raportin për vlerësimin e Komisionit për të drejtat e Informimit dhe atë të Studimeve dhe për pasojat kundër krimeve kundër komunizmit respektivisht me nga 99 dhe 74 vota pro.

Ndërkohë është miratuar projekt-rezoluta për vlerësimin e entit rregullator të energjisë për vitin 2021, me 75 vota pro, 23 kundër dhe 3 abstenim.

Po sot janë miratuar edhe tre projektligje për ratifikimin e Konventës për aksesin në dokumentet zyrtare, aderimin e Shqipërisë në aktet postare të kongresit Stamboll Mbrostar 2016 dhe projekti për ratifikimin mes Shqipërisë dhe BE për pjesëmarrje në program kuadër për kërkimin shkencor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.