MIRDITË/ Tërhiqet nga gara tjetër kandidat i Alibeajt. Mark Ruçi njoftoi me shkrim KQZ-në.
Kandidati për bashkinë e Mirditës i PD-së së vulës, Mark Ruçi, është tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Ruçi, i cili deklaron se është tërhequr për arsye personale dhe familjare.
Ai i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon dorëheqjen si kandidat për kryetar bashkie i Mirditës.
“Për dijeni: KQZ Tiranë
Unë i quajtur Mark Gjon Ruçi i datëlindjes 20.08.1961 në Tarazh Mirditë, banues në Rubik-Mirditë paraqes kërkesën si më poshtë:
1) Duke qenë kandidat për Kryetarë Bashkie në Mirditë i propozuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, për arsyet përsonale dhe familjare deklaroj me vullnet të lirë dhe të plotë se tërhiqen nga gara e zgjedhjeve të 14 Majit 2023.
2) Lutem konfirmoni në KQZ dorëheqjen time për tu përjashtuar nga lista e kandidatëve për Kryetarë Bashkie në Mirditë”, thuhet në letër.
Kujtojmë se Ruçi nuk është i vetmi kandidat i PD-së së vulës që është tërhequr nga gara. Më parë, kanë dhënë dorëheqjen të tjerë kandidatë për kryetarë bashkish, si dhe për këshilla bashkiakë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



