
Një nga lojtarët që është venë në qendër të kritikave është Lukaku, që edhe pse shënoi golin e Interit, humbi raste të arta, që mund të ndryshonin historinë e kësaj sfide.
Sulmuesi belg ka rënë pre e ngacmimit në rrjetet sociale, pikërisht nga ish-shoku i skuadrës te Junajtid, Luk Shou. Pak kohë më parë Lukaku, kishte postuar një foto duke qeshur dhe shkruante: “Champions League”. Pra, belgu ironizonte qartazi me Junajtid, që luante në Ligën e Europës.

Por, Shou nuk harroi dhe postoi mbrëmjen e djeshme, një foto të Lukakut, me mbishkrimin “Mirë se erdhe”. Kjo tallje e lojtarit anglez është bërë virale në rrjet dhe ka marrë vëmendjen e shumë mediave të huaja.