E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mirë se erdhët në “Republikën e Kunatave”!
Lajme

Mirë se erdhët në “Republikën e Kunatave”!

Sytki Spici

Mirë se erdhët në “Republikën e Kunatave,” ku gjithçka funksionon si një telenovelë turke me buxhet të ulët, por me intriga të larta! Ky është vendi ku diploma dhe aftësitë nuk vlejnë as sa letra higjienike, sepse në këtë vend të mrekullueshëm, e vetmja diplomë që ka rëndësi është “kunata,” me një master në “miqësi të ngushtë.”

Fillojmë me Eridana Çanon, e cila, pasi u ngjit në shkallët e pushtetit si një balerinë në arenën e politikës shqiptare, arriti kulmin: u bë drejtoreshë e madhe! Por, oh sa shpejt e zbriti nga skena kryeministri ynë, sepse çdo dramë ka nevojë për kthesa të papritura. Po ç’pastaj? Skenari kishte vend për aktorë të rinj! Shfaqet mikesha e Niko Peleshit, që, me një lëvizje magjike, mori në dorë Kadastrën, si një princeshë e çertifikatave të pronësisë!

Dhe pastaj, bam! Kunata e mikeshës së Nikos – kjo po që është një lidhje brilante – u bë drejtoreshë e SASPAC! Jo, nuk është një emër i ri i ndonjë salloni bukurie, por Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës. Më taze : vendi ku ndahet kulaçi i fondeve evropiane, dhe kush ka kunatën më të mirë, ha kulaçin më të madh!

Në këtë “Kuplara njëpërdorimëshe” të Edi Ramës, duket se Shqipëria është kthyer në arenë gladiatorësh për konkubinat e përkohshme. Jo më, vend për gratë profesioniste e të shkolluara. Ato ose tërhiqen mënjanë ose ikin me biletë vetëm vajtje, sepse në këtë shtet “alla frënga,” ç’vlen diploma kur të duhet një kunat?

E pra, edhe Eridana Çano, që e njihnin të gjithë në kryeministri për aftësitë e saj “strategjike” në mbledhjen e të ardhurave, u tërhoq në një betejë për pushtet ku më shumë vlejnë thonjtë se diplomacia. Kunata e re në skenë, Lorena Goxhobelli, një tjetër yll i pashuar në galaktikën e “miqve të Nikos,” e mori rolin e saj dhe po tregon se në këtë telenovelë të pafund, protagonistët janë një përdorimëshe.

Dhe ja ku jemi, me një shtet që ka ndërruar rregullat e lojës. Nuk ka më kumbulla e dardha, vetëm kunata që kafshohen e gëlltiten, njëra pas tjetrës. Kafsho, ha dhe hidh tutje, dhe kështu vazhdon saga e “Republikës së Kunatave.”

Në fund të fundit, kur ke një kunatë të duhur, asgjë nuk është e pamundur! Për gratë e tjera, profesionistet e vërteta, ndoshta ka ardhur koha të kërkojnë një vend tjetër, ku meritokracia nuk shkëmbehet për një “përqafim të ngrohtë” nga politika.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.