Mirlinda e AKSHIT jep 1.7 milion euro pa garë
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur fituesin e tenderit për “Sistemin e Kontrollit dhe Vlerësimit të Sigurisë Kibernetike” për Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.


Ky tender është zhvilluar në procedurë të hapur, sipas numrit të referencës REF-12462-07-08-2024, dhe është vlerësuar mbi kufirin e lartë monetar. Megjithatë, një shqetësim i madh ngrihet mbi mungesën e konkurrencës në këtë proces, pasi në të ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila ka rezultuar dhe fituese e tenderit. Mungesa e pjesëmarrësve të tjerë ka sjellë dyshime të mëtejshme mbi transparencën dhe drejtësinë e këtij tenderi.

Kjo situatë e kufizuar e konkurrencës, së bashku me faktin që oferta fituese është shumë pranë fondit limit, ngre pyetje mbi mënyrën e zhvillimit të procedurës dhe mbi mundësinë e manipulimit të saj. Si rrjedhojë, pritet që ky tender të ngjallë diskutime dhe ndoshta të tërheqë vëmendjen e autoriteteve mbikëqyrëse për të hetuar më tej rrethanat e procedurës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



